Irani luan me zjarrin, nxjerr videon e “vrasjes me snajper të Trump”

Agjencia e Lajmeve e Iranit “Fars”, ka postuar një video në faqen e saj në internet ku shfaqet “një snajper iranian duke vrarë presidentin amerikan Donald Trump”.

Sipas mediave të huaja, videoja, me titull “Hej SHBA! Ju e filluat, ne do ta mbarojmë”, vjen pak ditë pasi Amerika vrau komandantin e Forcave Quds të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, Qassem Soleimani.

Një paralajmërim për SHBA që thotë, “nëse filloni luftën, ne do t’i japim fund luftës” shfaqet në një ekran, para se aty të shfaqej një snajper iranian që po bënte gati armën e tij.

Snajperisti më pas shikon një foto të Soleimanit, shikon nga dritarja, e sheh Trumpin duke folur në një podium dhe e qëllon ndërsa Shërbimi Sekret tenton për ta hequr atë nga skena.

Në fund të videos së përpunuar, shprehja “në emër të Zotit,…”, shfaqet në një ekran.

Iranian Video Depicts Assassination of President Trump as Revenge for Soleimani’s Death; Caption Reads: “If You Begin the War, We Will End the War” pic.twitter.com/onJs0wRjwO

— MEMRI (@MEMRIReports) January 7, 2020

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey