Irani nis arrestimet e personave përgjegjës për rrëzimin e avionit

Tmerr, gjendet një qese me pjesë trupi të njeriut (Foto)

Tmerr, gjendet një qese me pjesë trupi të njeriut (Foto)

Presidenti iranian, Hassan Rouhani, ka deklaruar sot se Irani do të dënojë të gjithë personat përgjegjës për rrëzimin e avionit në periferi të Teheranit.

Ndërkohë, zëdhënësi i gjykatës së Iranit, Golamhosein Esmail, ka bërë të ditur se disa përsosna tashmë janë arrestuar për shkak të rolit të tyre në rrëzimin e avionit, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

Rouhani e ka quajtur rrëzimin e avionit ku humbën jetën mbi 150 pasagjerë, si gabim të pafalshëm, duke vlerësuar se nuk mundet që vetëm një person të jetë përgjegjës për rrëzimin e fluturakes.

“Fakti që forcat e armatosura iraniane kanë pranuar gabimin e tyre, është një hap i mirë. Duhet të bindim njerëzit se një gjë e tillë nuk do të përsëritet”, ka shtuar Rouhani.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey