Irkenc Hyka dhe Vig Poppa publikojnë bashkëpunimin “Të premtoj”

Irkenc Hyka dhe Vig Poppa kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.

Këngëtari dhe reperi kanë publikuar këngën me titulli “Të premtoj”.

Projekti erdhi i vizuelizuar edhe me klip që u realizua nga Imagine, për tekstin vetë Irkenc dhe Vig Poppa.

Ndërsa, Irkenc u kujdes edhe për muzikën e këngës, teksa ‘mix & master’ nga Jojo.

Kujtojmë që ky është bashkëpunim i parë mes tyre dhe padyshim do të pritet mirë nga fansat e tyre.

Kënga tashmë gjendet e plotë në kanalin zyrtar në YouTube.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey