Ironia e Erjon Braçes për Besnik Muçin: Shumë keq, por…

Sharing is caring!


Zëvendëskryeministri, Erion Brace reagoi pas vendimit të KPA-së për shkarkimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi, duke thënë se deklaratat që ai nuk kishte nevojë për vetting, ishin një gënjeshtër e madhe.

“SA KEQ! SA KEQ! Por ky eshte #RULEOFLAW! Besnik Muci u emerua gjyqtar ne Gjykaten Kushtetuese nga Presidenti i Republikes, pa kaluar #Vettingun!!!! Deklarata se per anetarin e Gjykates Kushtetuese nuk ka nevoje per #Vetting, eshte e kote, permban nje genjeshter te madhe! Sot, institucioni me i larte i Vettingut rrezoi Besnik Mucin! Tani, per vakancen ne Gjykaten Kushtetuese, nis cdo gje nga e para! Presidenti kishte tre kandidatura per te emeruar gjyqtarin e Gjykates Kushtetuese, por zgjodhi me te papershtatshmin, ate qe ishte ende nen #Vetting, nuk e kishte kaluar ate”, ka shkruar Brace.

“Kjo eshte #Reforma Ne Drejtesi! Ky eshte shteti ligjor dhe i se drejtes ku pushtet jane te ndara qarte! Boll me me shtetin ku presidenti eshte edhe kryetari i partise!, vazhdon mes të tjerash mesazhi I tij.

Sharing is caring!

Loading...
shares