Isa Mustafa për takimin Edi Ramën: Pati atmosferë miqësore

Isa Mustafa ka komentuar takimin me Edi Ramën.

Ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, njëherit ish-kryetar i LDK-së, ka dhënë detaje për takimin e mbrëmshëm që patën me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Ai ka thënë për klankosova.tv, se ky takim mes krerëve të opozitës kosovare, erdhi pas një ftese në inaugurimin e një investimi në Durrës.

”Ishim të ftuar në inaugurimin e një investimi në Durrës, të një biznesmeni nga Prishtina”.

Lidhur me natyrën e këtij takimi mes krerëve të opozitës, me kryeministrin shqiptar Edi Rama, ai la të kuptojë se pati atmosferë të mirë.

”Takimi ishte joformal, në një atmosferë miqësore”.

Ndërkaq pyetur nga klankosova.tv, nëse është diskutuar për qasjen në dialog të palës kosovare, Mustafa u shpreh se ajo është temë e Qeverisë së Kosovës.

”Biseda ka qenë e lirë, për investime dhe zhvillim”, deklaroi ai mes tjerash.

Klan Kosova ka provuar të kontaktoj me kryetarin aktual të LDK-së Lumir Abdixhiku rreth arsyes se pse ai nuk qe pjesë e kësaj vizite, takim mes krerësh të opozitës të paktën meqë nuk figuronte në fotografi, por akoma nuk ka pranuar ndonjë përgjigjie.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey