Isa Mustafa ka thënë se zgjidhjen e jep VV, jo LDK.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pas takimit me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ka thënë se zgjidhjen duhet ta ofrojë Lëvizja Vetëvendosje dhe jo partia të cilën ai e drejton.
Sot në selinë e LDK-së ka qenë prezent edhe ish-shefi i misionit të OSBE, William Walker.
Pas përfundimit të takimit me krerët e LDK-së Walker dhe Kosnet nuk kanë patur prononcim për media.