Ish-këshilltari tregon dhuratën që ia kishin bërë Thaçit për ditëlindjen e 50

“Lider i pakonkurrencë”, ish-këshilltari tregon dhuratën që ia kishin bërë Thaçit për ditëlindjen e 50.

Ish-presidenti e ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, feston sot ditëlindjen e 53-të.

Ish-këshilltari i tij, Adil Behramaj, ka treguar një histori me ish-presidentin se si në ditëlindjen e 50-të, atij ia kishin bërë një karikaturë, me numrin 1 nën sqetull, që simbolizonte faktin se ai ishte i pari i shtetit, e i pakonkurrencë si lider, shkruan lajmi.net.

“Sot, në ditëlindjen e tij të 53-të, njeriu që është në ballë të historisë më të re të Kosovës, së bashku me bashkëluftëtarët e tij po e vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së, duke u përballur me një proces tjetër të padrejtë gjyqësor”, ka shkruar Behramaj në Facebook.

Behramaj e ka përshkruar Thaçin si një person të pathyeshëm nga askush, as kur tani po mbahet padrejtësisht në burg.

Postimi i plotë:

“T’ia bëjmë një karikaturë!” – ishte vendimi i ekipit. Me 1-shin nën sqetull, si njeriu i parë i shtetit, i pakonkurrencë si lider, para tre vjetësh kjo karikaturë ishte dhurata simbolike e ekipit për ditëlindjen e tij të 50-të. Sot, në ditëlindjen e tij të 53-të, njeriu që është në ballë të historisë më të re të Kosovës, së bashku me bashkëluftëtarët e tij po e vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së, duke u përballur me një proces tjetër të padrejtë gjyqësor.

Si bashkëthemelues dhe drejtor politik i UÇK-së, si njeri që i dha fund luftës në Rambuje dhe i priu ndërtimit të paqes mes të gjitha komuniteteve, si kryeministër që shpalli pavarësinë e Kosovës dhe i priu shtetndërtimit e tranzicionit shoqëror, por edhe si president që nuk e lejuan ta finalizonte Marrëveshjen e Paqes, duke ngrehur akuza të paqena kundër tij, nuk mund të thyhet nga askush as duke u mbajtur padrejtësisht në bu.rg!.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey