Ish-ministri i Ramës që ndodhet në Amerikë tregon për ekzekutimin e gjeneralit iranian

Ish-ministri i kryeministrit Edi Rama, i vendosur prej kohësh në Amerikë ka bërë komentet e tij lidhur me ekzekutimin e gjeneralit iranian famëkeq Kasem Sulejmani. Dritan Demiraj, ish-kreu i Ministrisë së Brendshme thotë se momenti ishte tani, pasi shërbimet e inteligjencës amerikane kanë pasur informacion të saktë për disa akte terroriste të Sulejmanit jo vetëm ndaj diplomatëve amerikanëve, por edhe ndaj objekteve të një rëndësie të veçantë në disa shtete.

Sipas ministrit Demiraj të ftuar në “Open” në Top Channel, shërbimet amerikane të inteligjencës nuk gabojnë në shënjestrën e tyre, duke pohuar në këtë mënyrë edhe informacionet e sakta që ata kanë.

Demiraj, ndërkaq bëri publik dhe faktin se Sulejmani ishte i pari në “listën e zezë” të personave që urdhëronte aktet terroriste dhe se kishte njësi të tëra speciale të Gardës Iraniane, të cilat i drejtonte prej kohësh.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey