Ish-ministri Janakieski lirohet nga akuzat për rrënimin e ndërtimeve të biznesmenit Canoski

Ish-ministri Mile Janakieski gjatë qeverisjes së Nikolla Gruevskit është liruar nga akuzat në rastin e quajtur “TNT”, që kishte të bëj me rrënimin e kompleksit Cosmos të biznesmenit Fijat Canoski në komunën Gazi Babë të Shkupit, përcjell INA.

Në këtë rast akuzohen disa persona, mes tyre ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe kryetari i atëhershëm i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, ndërsa ish-kryeministri Nikolla Gruevski po gjykohet në mungesë. Urdhërat për rrënimin e objektit të biznesmenit Canovski po jepeshin dhe koordinoheshin nga ana e Gruevskit dhe se gjithcka ishte zbuluar përmes bisedave të përgjuara që u publikuan nga ish-lideri i LSDM-së, Zoran Zaev. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey