Ish-Miss Albania, pritet të bëj “show”, në “Big Brother Vip Kosova”
Hygerta Sako do të jetë njëra nga konkurrentet e edicionit të ri të “Big Brother VIP Kosova”, i cili pritet të nisë brenda pak ditësh. Edhe pse ende nuk ka një konfirmim zyrtar, emri i saj po përmendet gjerësisht si një nga hyrjet më të komentuara, shkruan IndeksOnline. Kush është Hygerta Sako? Hygerta Sako u […]


Hygerta Sako do të jetë njëra nga konkurrentet e edicionit të ri të “Big Brother VIP Kosova”, i cili pritet të nisë brenda pak ditësh. Edhe pse ende nuk ka një konfirmim zyrtar, emri i saj po përmendet gjerësisht si një nga hyrjet më të komentuara, shkruan IndeksOnline.
Kush është Hygerta Sako?
Hygerta Sako u kurorëzua Miss Albania në vitin 1996, duke u kthyer shpejt në një nga figurat më të njohura dhe më të pëlqyera të ekranit shqiptar.
48 vjeçarja, njihet për bukurinë e saj natyrale dhe shpesh tërheq vëmendjen me paraqitjet ekstravagante në evente dhe rrjete sociale.
Përveç botës së modës, Sako ka qenë edhe moderatore sporti në RTSH, duke u bërë një figurë e identifikueshme për publikun shqiptar.
Nëse pjesëmarrja e saj në këtë reality show konfirmohet, ajo pritet të sjellë dinamizëm dhe të gjenerojë interes të madh te publiku, falë karrierës, elegancës dhe prezencës së saj karizmatike.