47-vjeçari Kastriot Reçi, ish-bashkëpronar i televizonit “Media+”, u ekzekutua dje në mes të ditës në qytetin e Rrëshenit.
Mësohet se Reçi sapo kishte zbritur nga makina bashkë me të vëllain dhe ishte nisur drejt lokalit të tij, kur u qëllua me snajper nga kati i fundit i një pallati të pabanueshëm. I vëllai kishte hyrë në lokal vetëm pak sekonda përpara Kastriot Reçit.
Në lidhje me këtë ngjarje që tronditi qytetin e Rrëshenit, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen.