Ish-sekretari i Qeverisë së Zaevit që pranoi dhuratë “Jeep Dodge” prej 50 mijë eurove, Antikorrupsioni zbulon

Komisioni Shtetëror Antikorrupsion në Maqedoninë e Veriut do të ngris nismë për përgjegjësi për ish-sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski.
Rasti është dërguar tek Prokuroria Publike, pasi që Rashkovski dyshohet se gjatë kohës së tij në detyrë ka pranuar si dhuratë një makinë luksoze “Jeep Dodge” me vlerë prej 50 mijë eurove, përcjell INA.

Anëtari i Komisionit Antikorrupsion, Goran Trpenovski theksoi Rashkovski është implikuar në rastin me këtë makinë, që ishte në pronësi të një firme ndërtimore gostivarase e cila i ka shitur makinën një personi tjetër, që më në fund ti bëhet dhuratë gruas së Rashkovskit.
Në Listën anketuese për pasurinë e funksionarëve, të datës 05.03.2021, Rashkovski ka deklaruar se me kontratë dhuratë bashkëshortja e tij ka blerë veturën e markës “Dodge”, e prodhuar në vitin 2005 në vlerë prej 300 mijë denarë ose rreth pesë mijë euro, pa treguar veçori shtesë për veturën.

Ndaj Rashkovski është ngritur aktakuzë në Gjykatën Penale, që ka të bëjë me prokurimet problematike të softuerit – për shpejtësinë e veturave në trafik dhe identifikimin biometrik. Në tërësi – katër prokurime. Midis tyre janë softuerët e tij personal të patentuar. Rashkovski akuzohet për dy vepra penale- pastrim parash dhe shpërdorim detyre.

Rashkovski nga qershori 2017 deri në maj të këtij viti hodhi në qarkullim më shumë se 87,000 euro prej tyre. Ndërkohë, ai fshehu origjinën e parave duke i vendosur në llogaritë e të afërmve të tij. Me këto para ka paguar edhe kredi. Prokuroria kërkon që Rashkovski të qëndrojë në arrest shtëpie dhe prona e tij të ngrihet. Aktakuza gjithashtu thotë se për më shumë se 21,000 euro, u dëmtua arka e shtetit për honorare që i ka angazhuar Rashkovski, por që nuk kanë punuar asgjë, mirëpo rregullisht i kanë dhënë një pjesë të honorarit. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey