‘Ishim si Koreja e Veriut’/ Shqipëria merr kryesimin e OSBE-së, Rama tregon prioritetet

Shqipëria ka marrë sot zyrtarisht Presidencën e OSBE-së që do ta drejtojë përgjatë vitit 2020. Mëngjesin e sotëm Edi Rama ka mbërritur në zyrën e kryetarit të OSBE-së në Vjenë, ku është pritur nga Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Thomas Greminger.

Edi Rama e ka konsideruar këtë një moment historik për Shqipërinë.

“45 vite më parë kur u themelua OSBE, Shqipëria ishte e vetme, një Kore e Veriut, e nxitur nga urrejtja për botën e lirë. Shqipëria ishte i vetmi shtet europian që jo vetëm refuzoi të bëhej pjesë, por të denonconte krijimin e saj. Asokohe isha një pionier me shall të kuq në qafë, ndërkohë që sot jam kryetar i kësaj organizate”, tha Rama.

Më tej shtoi:

“OSBE nuk mund të zgjidhë të gjitha problemet, por pa të do kishim më shumë probleme.OSBE i ka dhënë shumë Shqipërisë në këto vite. Ndryshimi i Shqipërisë pa OSBE-në do të ishte i pamundur. OSBE-ja ka dëshmuar se mund të dislokohet në mjedise konflikte.Të promovojmë punën e organizatës tonë më pranë njerëzve. Kryesia shqiptarë do të bëjë gjithçka për zbatimin e Marrëveshjeve të Minsk-ut. Vizita ime e parë si kryesues i OSBE do të jetë në Ukrainë.”

Po kështu, Rama u shpreh:

“Do maksimizojmë aksionin në luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore. Një nga përparësitë është dhe siguria kibernetike.”

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey