90-vjeçarja amerikane zbulon “sekretin”: Si e mposhta koronavirusin

Për të gjithë ata që jetojnë me frikën e koronavirusit, 90-vjeçarja Anna Fortunato ka një mesazh: “Vazhdoni të luftoni. Lutuni. Dhe mos qëndroni në shtrat tërë kohën”.

90 vjeçarja nga Nju Jorku, Anna Fortunato kaloi dy javë në spital, pas infektimit me COVID-19. Në një moment, familja e saj e pyeti nëse mund ta sillnin një prift për lutjet e saj të fundit.

“Duke ditur se ajo është një katolike e përkushtuar, ne menduam se do të ishte mirë të dërgonim një prift për lutjet e saj të fundit. Sinqerisht, ne menduam se ajo po shkonte në atë drejtim”, tha Teresa Gund, vajza e Anna Fortunatos.

"Po, ishte serioze. Nuk e mendova këtë në fillim, por kur më tha mjeku se rezultovapozitive me koronaviorus, atëherë e kuptova më mirë gjendjen time”, tha 90 vjeçarjaAnna Fortunato.

Por nëna e ve e pesë fëmijëve tha se besimi i saj dhe forca e natyrshme e ndihmoi atë në mposhtjen e koronavirusit.

“Lutuni dhe lëvizni nga krevati. Mos rrini në krevat gjatë gjithë kohës. Edhe nëse duhet të uleni në karrige, ju duhet të lëvizni. Dua t’ju them që nëse unë e mposhta (Covid 19), edhe ju mund ta bëni këtë”.

Caricamento in corso...
Caricamento in corso...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey