Frikë në Gjermani, rritet ndjeshëm numri i infektimeve

Në Gjermani, gjatë 24 orëve të fundit numri i personave të infektuar me koronavirus është rritur në 4,974. Instituti për Sëmundjet Infektive tha se numri i përgjithshëm I të prekurve tani ka arritur në 108.202.

Në vend, për të tretën ditë radhazi, numri i të infektuarve është rritur pas një rënie prej katër ditësh me radhë në periudhën e mëparshme. Gjatë 24 orëve u shënuan 246 vdekje të reja duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 2,107. E megjithatë, sic tregojnë disa sondazhe të fundit, gjermanët shqetësohen më shumë për ekonominë se për shëndetin e tyre! Kompania e sigurimeve R + V prezantoi sondazhin e fundit. Rezultati i sondazhit përfaqësues e befasoi politologun e Heidelbergut, Manfred Schmidt.

Ai e kryen hulumtimin për kompaninë e sigurimeve që prej 15 anni. Përveç frikës së shtuar se mund të thellohet rënia ekonomike, gjermanët aktualisht janë mjaft të qetë për shëndetin dhe për punën e tyre. “Ata duken çuditërisht të shpenguar ose të qetë,” thotë Schmidt. Në të gjitha studimet del në pah se ekziston shqetësimi në rritje për një rënie ekonomike.

Në studimin e R + V, krahasuar me vitin 2019 kemi rritje spektakolare me 23 përqind në 58 per cento. Frika nga recesioni megjithatë nuk ecën paralel me frikën e humbjes së vendit të punës.

Vetëm një e katërta e të pyeturve janë të shqetësuar për punën e tyre – po aq sa në vitin 2019 dhe gjithsej më pak se në 30 anno. Për Schmidtin, kjo ka shumë të bëjë me masa të tilla si masat për punën me kohë të shkurtuar dhe me financime të tjera të qeverisë. Schmidt beson se këtë shumica e gjermanëve e shohin këtë si të dobishme dhe qetësuese.

Caricamento in corso...
Caricamento in corso...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey