“Qëndron ulur dhe arriti të flasë me të fejuarën”/ Si është gjendja e kryeministrit britanik

Gjendja e kryeministrit britanik Boris Johnson duket se është drejt përmirësimit. Mediat britanike shkruajnë se Johnson ndodhet ende në terapinë intensive të spitalit St. Thomas të Londrës.

Raportohet gjithashtu se ai ka qenë në gjendje që të komunikojë me të fejuarën e tij, e cila së shpejti do të sjellë në jetë fëmijën e tyre.

tuttavia, sipas kancelarit Rishi Sunak, praktikisht ministri i Financave të Britanisë së Madhe, ai po “përmirësohet” dhe “po rri ulur në krevat”. Sunak shtoi se ai tashmë komunikon me stafin mjekësor.

Kryeministri u transportua me urgjencë në terapi intensive natën e të hënës, pas një jave me simptoma fillimisht të gjykuara si të lehta.

Caricamento in corso...
Caricamento in corso...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey