Iu përmbyt apartamenti, 93-vjeçari qëllon me armë në dy këmbët administratorin e pallatit

Një 93-vjeçar në Teksas qëlloi me armë zjarri në të dy këmbët administratorin e një kompleksi pallatesh, pasi apartamenti i tij ishte përmbytur nga uji.

I irrituar në maksimum, i moshuari shkoi në zyrën e administratorit dhe e fajësoi atë për përmbytjen e banesës së tij. Pas një debati, ai nxori pistoletën dhe e qëlloi të riun dy herë, në të dy këmbët e tij. Ndërsa policia u njoftua nga një punonjëse.

Personi i plagosur u dërgua me urgjencë në spital, por fatmirësisht arriti t’u shpëtonte plagëve të marra.

Policia arrestoi 93-vjeçarin, por ajo që është më shqetësuese është fakti se ai nuk është penduar aspak për ngjarje. Madje, është shprehur se do ta bënte përsëri.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey