Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj
Një incident ka ndodhur së fundmi në Skenderaj, ku një poster i liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është djegur. Sipas zyrtarëve të LVV-së, posteri i Kurtit është djegur me benzinë. Të njëjtit kanë publikuar edhe video ku shihet personi teksa del nga vetura dhe i vë flakën posterit. Lidhur me këtë rast, policia tashmë
Një incident ka ndodhur së fundmi në Skenderaj, ku një poster i liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është djegur.
Sipas zyrtarëve të LVV-së, posteri i Kurtit është djegur me benzinë. Të njëjtit kanë publikuar edhe video ku shihet personi teksa del nga vetura dhe i vë flakën posterit.
Lidhur me këtë rast, policia tashmë ka nisur hetimet.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë se hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, në koordinim me prokurorin kanë nisur hetimet lidhur me dëmtimin e posterit”, ka thënë Zahiri.
Kujtojmë se një javë më parë LVV ishte sulmuar me fishekzjarrë dhe mjete piroteknike pikërisht gjatë një tubimi që po mbante kjo parti në Skenderaj.