Ja cilin Fatmir e mbështet Mickoski?

Se cilin kandidat shqiptar për Kërçovën do të zgjidhte kreu i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, këtë e ka pohuar për herë të parë në një intervistë në Alsat. Megjithatë Mickoski theksoi se kandidati i tyre është favorit për të fituar në zgjedhjet lokale në Kërçovë. Për këtë ai është mëse i bindur.

“Në një situatë kaq hipotetike, të cilën nuk e besoj, sepse në raundin e dytë me siguri do të hyjë Aleksandri, pyetja është nëse do të hyjë me Fatmir Limanin apo me Fatmir Deharin. Nëse ai hyn me Limanin, natyrisht, Aleksandri është opsioni ynë i vetëm dhe nuk ka dilema. Nëse hyn me Deharin, përsëri është opsioni ynë i vetëm, por nëse do të më duhej të zgjidhja ndërmjet Fatmir Limanit dhe Deharit, do ta mbështesja Fatmir Limanin,” deklaroi Mickoski. Ai tek kjo përzgjedhje është bazuar për shkak besimit që ka fituar tek Limani, që nga koha kur ishin së bashku në pozicion drejtues në ELEM.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey