Ja çka do të ndodhë sot në Kosovë

Ngjarjet e paralajmëruara për sot:

10:00
Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor organizon debat publik për “Draft – Rregulloren për organizimin dhe shfrytëzimin e hapësirave publike për parkim dhe largimin e automjeteve të parkuara në mënyrë jo të rregullt si dhe organizimin e vendparkingjeve private në Komunën e Prizrenit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, Prizren)

10:00
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës, për Persona të Pagjetur dhe Peticione mban Dëgjimi publik lidhur me ecurinë e nxjerrjes së akteve nënligjore të parapara në Ligjin nr. 06/L-084 për Mbrojtjen e Fëmijës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506)

10:00
Mbahet ceremonia e inaugurimit të punimeve në kuadër të projektit “Subvencione për Eficiencë të Energjisë -SEEK”, implementuar nga Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK) mbështetur nga Korporata e Sfidave të Mileniumit (Millennium Challenge Corporation-MCC). (Lipjan)

11:00
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton ecurinë e konkursit për zgjedhjen e Drejtorit të Agjencisë kundër Korrupcionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)

11:00
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale bën përgatitjet për tryezën për të drejtat dhe sigurinë e pacientëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

11:00
Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi mban takimin e parë publik me qytetarë për punën në gjashtë (6) mujorin e vitit 2021. (Salla e Kuvendit komunal)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey