Ja detajet e Marrëveshjes midis MABETEX-it të Bexhet Pacollit dhe Komunës së Çairit

Një muaj më parë, kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu nënshkroi Marrëveshjen për Investim strategjik në Çair me pronarin e kompanisë globale MABETEX, Bexhet Pacolli.

Kjo marrëveshje edhe nga Ganiu edhe nga vet Pacolli u vlerësua si një kapitull historik për Komunën e Çairit, sepse u hap rruga për një investimi strategjik dhe shumë të rëndësishëm, ndërtimin e garazheve në kate dhe garazheve nëntokësore në më shumë lokacione të Komunës së Çairit, por jo vetëm kaq.

Ky investim me shumë prej 80 milionë eurosh, quhet investim strategjik ngaqë do të jetësojë konceptin e komunës së gjelbër, do të hapë vende të reja të punës, do të gjallërojë Çarshinë dhe do të lehtësojë arteriet kryesore lëvizëse të Çairit. Ky është njëri ndër projektet më gjigante që ka nënshkruar Komuna e Çairit.

Nga ky projekt për investim strategjik, buxheti i Komunës së Çairit do të ketë edhe përfitime të drejtpërdrejta duke inkasuar mbi 4.000.000 euro taksa komunale, të cilat do të destinohen për investime të reja kapitale në Komunën e Çairit.

Dhe në vazhdim po ju sjellim hollësitë e kësaj marrëveshje për Investimin strategjik që Komuna e Çairit ka nënshkruar me gjigantin MABETEX të Pacollit:

Ndërtimi i Parkingut nëntokësor tek Sheshi Skënderbeu që do të ketë 369 vende parkimi në sipërfaqe prej 14.000 m2 dhe me vlerë prej 23.370.000 euro;

Garazh me kate te Xhamia Isa Beu me 185 vende parkimi në sipërfaqe prej 4.557 m2 dhe vlerë prej 1.932.000 euro;

Garazh me kate tek Teatri Shqiptar me 320 vende parkimi në sipërfaqe prej 7.500 m2 me vlerë prej 3.107.000 euro;

Garazh me kate në Çairçankë me 280 vende parkimi në sipërfaqe prej 7.700 m2 dhe vlerë prej 3.201.000 euro;

Garazh me kate te Rruga e plastikave me 300 vende parkimi në sipërfaqe prej 7.539 m2 dhe vlerë prej 3.125.000 euro;

Garazh me kate në lagjen Çair – parcela 7.36 me 410 vende parkimi në sipërfaqe prej 9.702 m2 dhe vlerë prej 4.000.000 euro;

Garazh me kate në lagjen Çair – parcela 7.35 me 170 vende parkimi në sipërfaqe prej 4.000 m2 dhe vlerë prej 1.704.000 euro;

Garazh me kate në lagjen Çair – parcela 7.38 me 107 vende parkimi dhe sipërfaqe prej 2.520 m2 dhe vlerë prej 1.114.000 euro;

Garazh me kate në lagjen Çair – parcela 7.4 me 170 vende parkimi në sipërfaqe prej 4.000 m2 dhe vlerë prej 1.704.000 euro;

Garazh me kate përballë Çarshisë 4.16 me 170 vende parkimi në sipërfaqe prej 3.995 m2 me vlerë prej 1.706.000 euro;

Garazh me kate Princ me 350 vende parkimi në sipërfaqe prej 7.500 m2 me vlerë prej 3.209.000 euro;

Garazh me kate KP 2079 Çair me 350 vende parkimi në sipërfaqe prej 14.700 m2 me vlerë prej 6.000.000 euro;

Garazh me kate KP 1114/1 dhe KP 1109/5 në Qendër me 110 vende parkimi në sipërfaqe prej 2.625 m2 me vlerë prej 1.147.000 euro;

Me këtë investim strategjik gjithashtu është paraparë ndërtimi i pishinës së madhe tek ish-pishina në Komunën e Çairit, që do të jetë pjesë e një kompleksi të madh sportiv e profesional ku rinia dhe qytetarët në përgjithësi do të kalojnë çaste të mira rekreimi dhe sporti. Në kuadër të partneritetit të nënshkruar me kompaninë Mabetex, do të ndërtohet edhe një kompleks i ri sportiv në rrugën “Xhon Kenedi” te salla Partizani.

Gjithashtu, do të ndërtohet edhe leximorja te Sh.F. Ismail Qemali, investim që do të kapë vlerën prej 2.000.000 euro.
Gjithsesi garancia e këtyre garazheve dhe komplekseve rekreativo-edukative është në duart e ndërmarrjes globale MABETEX e cila çdo kontratë, deri më tani e kreu me seriozitet shumë të madh, në kohë të paraparë, pa asnjë vonesë dhe në nivel të lartë të kualitetit.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey