Ja ku do t’i kalojnë pushimet Zaev, Mickoski, Ahmeti, Sela…

Sharing is caring!

Kuvendi dhe shumica e institucioneve pritet që këtë javë që vjen të shkojnë pushime verore dhe se punëve të tyre do ti kthehen nga fundi i muajit.
Kryeministri Zoran Zaev theksoi ditë më parë se për pushime do të shkojë në Greqi, edhe ate pas tre viteve.

Ndërsa pjesën e parë të gushtit do ta kalojë edhe në Ohër. Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski ka bërë të ditur se pushimet do ti kalojë në Kroaci.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti nuk dihet se këtë verë a do të udhëtojë për pushime jashtë vendit, dhe se pritet edhe gushtin ta kalojë në vendlindjen e tij Zajaz.

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela kohë më parë kishte bërë një pushim dhe se siç mësohet destinacioni ishte bregdeti shqiptar. Po ashtu në bregdetin shqiptar pritet të shkojë edhe kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, por edhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi. (INA)

Ja ku do t’i kalojnë pushimet Zaev, Mickoski, Ahmeti, Sela…
Ja ku do t’i kalojnë pushimet Zaev, Mickoski, Ahmeti, Sela…

Sharing is caring!

Loading...
shares