Ja kush do ta zëvendësojë Muhamed Zeqirin

Qeveria sot do të zgjedhë sekretarin e ri të përgjithshëm, pasi Muhamed Zeqiri dha dorëheqje pas një hetimi të hapur se në mënyrë të kundërligjshme kishte lidhur marrëveshje pa tender për përgatitjen e studimit të fizibilitetit për “Posta e Maqedonisë”.

Siç mësohet jozyrtarisht “Fokus”, në garën më të ngushtë për pasardhësin e tij ishin disa persona, ndër të cilët Viktorija Avramovska Madiq, ish-sekretare në Qytetin e Shkupit, Magdalena Filipovska-Grashkovska, kryetare e Këshillit inspektues dhe Metodija Dimovski, anëtar i Këshillit Inspektues në fushën e mjedisit dhe mbrojtjes së shëndetit të njerëzve.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey