Ja kush janë pronarët e Terminaleve Doganore në Kosovë, fitimet shumëmilionëshe

Terminalet private në Kosovë ku qarkullojnë dhe fitohen miliona euro janë mollë sherri që çoi në mosbesimin e Qeverisë së Albin Kurtit.

Pronarët e këtyre terminaleve janë figura të njohura politike, direkt apo indirekt të implikuar. Mes tyre djali i kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa është pronar i një terminali, ndërsa përveç tij në terminalet e tjera dalin emrat e Sami Lushtakut si dhe emra të tjerë të lidhur me partitë politike.

Fitimet e këtyre terminaleve janë shumë milionëshe brenda një viti. “Siç kam kuptuar 37 milionë euro i kanë të hyrat 10 terminalet doganore në pronësi private.”, ka theksuar kryeministri në detyrë Albin Kurti, i cili filloi hapjen e terminaleve doganore shtetërore, duke nisur nga Aeroporti i vjetër i Prishtinës, e duke vijuar në Mitrovicë e në Vërmicë.

Sipas gazetarit Enver Robelli, për pesë vite këto terminale mund të kenë fshirë nja 185 milionë euro. “Për 10 vite mund të kenë gllabëruar 370 milionë euro. Afërsisht. Kjo është arsyeja që i mban bashkë partitë e vjetra. Të tjerat çfarë thonë janë pallavra. Andaj rezistenca kundër demontimit të këtij sistemi potencialisht korruptiv është e madhe. Dhe rezistenca do të jetë e madhe për aq kohë sa qytetarët e Kosovës mbyllin sytë, tolerojnë e durojnë këtë terror financiar të organizuar nga parapolitika.”, ka shkruar Robelli në një postim të tij në facebook.

Por, kush janë biznesmenët që kanë Terminale Doganore private?

Portali Infokus në Prishtinë ka sjellë detaje se kush janë pronarët e terminaleve doganore nëpër Kosovë.
Një nga ta është Shkëlqim Devolli, që sipas deklarimit në ARBK, vlera e terminalit të tij është mbi 1 milionë euro dhe është pjesë e kompanisë “Devolli Corporation”.

Por, është një terminal, me vlerë të deklaruar mbi 8 herë më të madhe se ky i Devollëve, shkruan gazeta inFokus.
Fjala është për Terminalin Doganor në Han të Elezit, që është i regjistruar me emrin “Terminali SH.P.K”, e ka vlerë mbi 8 milionë euro.
E pjesën më të madhe të këtij terminali e ka kompania me pronar njeriun e afërt të Sami Lushtakun, Rrustem Rukolli.
Ky i fundit ka 55.1% të kapitalit të këtij Terminali me kompaninë “N.n. ” r & rukolli ” sh.p.k.” dhe “Bajramaliu sh.p.k”.
Rukolli, gjithashtu ishte koordinator i mbrojtjes së ish-kryetarit të Skenderajt Sami Lushtakut.
Veç, Rukollit e Devollit, Terminal Doganor ka edhe djali i kreut të LDK-së Isa Mustafës, Arben Mustafa, shkruan gazeta inFokus.
Arben Mustafa është drejtor në terminalin, “Intereuropa Kosova” që në ARBK thuhet që ka 90% të aksioneve në pronësi, ose mbi 137 mijë euro, e pjesa tjetër është në pronësi të Hazbi Hasanit.
Terminal ka edhe familja e ish-deputetes së LDK-së, Margarita Kadriu përmes biznesit “Emporium”, i cili është në emër të babait të Margaritas, Ruzhdi Kadriut.
Kapitali i deklaruar në ARBK është në vlerën e një milion eurove.
Kompania “Fitorja” me pronar Tahir Malokun ka Terminal Doganor në komunën e Prizrenit dhe atë të Ferizajt.

The post Ja kush janë pronarët e Terminaleve Doganore në Kosovë, fitimet shumëmilionëshe appeared first on ShqipMedia.

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey