Ja kush zgjidhet bartëse liste e BDI-së për Këshillin Komunal të Strugës

Znj.Arbëresha Vlashi, bartëse liste e BDI-së për Këshillin Komunal të Strugës.
.==
Bashkimi Demokratik për Integrim -Dega Strugë, kanë përcakuar bartësin e listës për Këshilltar Komunal të Këshillit Komunal të Strugës, ku bashkë me emrat shumë të respektuar nga radhët intelektualëve, bartëse liste është përzgjedhur znj.Arbëresha Vlashi nga Veleshta e Strugës.

Znj.Arbëresha Vlashi është një figurë dhe personalitet i njohur në qytetin e Strugës, me profesion është Ekonomiste e diplomuar (Dega Adminstrim Biznesi në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër). Gjatë karrierës së saj ka qënë e angazhuar si Koordinatore Regjionale në Qendrën për Planifikim dhe Zhvillimin e Rajonit Jugperëndimor në R.e Maqedonisë së Veriut, ndërkohë në mënyrë aktive ka qënë një zë i çmuar në aktivitetet e Organizatave Joqeveritare në vendin tonë, ku me sukses i ka kryer aktivitetet e sa si në sektorin publik ashtu edhe atë Joqeveritar.

Znj.Arbëresha Vlashi gjatë kryerjes së aktiviteteve të saj përveç Zhvillimit një rëndësi të veçantë i ka kushtuar aktiviteteve që kanë të bëjnë me problemet mbi Ambientin Jetësor, aktiviteteve që kanë të bëjnë me personat me aftësi të veçanta në vendin tonë si edhe aktiviteteve që kanë tematikë Multikulturalizmin në R.e Maqedonisë së Veriut, ku është angazhuar për barabarësi mes qytetarëve pa marr parasysh Kombësinë, Besimin, bindjeve politike apo ngjashëm.

Duke patur parasysh gjithë angazhimin e suksesshëm të saj, BDI- Dega Strugë në zgjedhjet lokale të muajit tetor Bashke me Kandidatin për Kryetar të Komunës së Strugës Dr.Ramiz Merko, znj.Vlashi është një femër e hekurt e cila krahas të gjithave nuk është ndalur kurrë se vepruari duke bërë punë dhe aktivitete të cilat e nderojnë edhe si profesioniste, aktivisite dhe si femër bashkëkohore dhe një model i mirë në shoqërinë tonë demokratike.

BDI -Dega Strugë, i uron znj.Vlashi që përveç që është bartëse e listës për Këshilln Komunal të Strugës, të vazhdoj të jetë bartëse e të gjitha aktiviteve dhe të jetë një zë i fuqishëm në politikbërjen e mandatit të ardhshëm të Kryetarit të Komunës së Strugës Dr.Ramiz Merkos, ku ne jemi të bindur që ajo me eksperiencën e saj si në sektorin publik dhe atë joqeveritar do të dij që më së miri të krijoj hapësira te reja për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët tanë dhe për zhvillim dhe progres socio-ekonomik dhe kulturor në Komunën e Strugës.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey