Ja përse i hyra garës për kryetar të Tetovës?

Afrim Ibrahimi – Fanda

Të dashur miq, bashkëqytetarë të mi të Tetovës, ishte një vendim i përbashkët me miqt e mi, ish ushtarë të UÇK, të Lëvizjes për Shtet dhe Drejtësi, për të kandiduar për kryetar të bashkisë së Tetovës – ndaj nuk falenderoj askënd.

Kandidimi nuk motivohet as nga paratë, të cilat, aq sa me duhen, i bëra me djers, e as nga kariera, të cilën e ndërtova përsëri me djersë, jashtë politikës.

Kandidimin për kryetar bashkie të Tetovës e shoh dhe e përjetoj si një sakrificë, timen dhe të familjes, për një të mirë të përgjithshme. Si një borxh ndaj prindërve të mi dhe të gjithë tetovarëve të ndershëm dhe të guximshëm, që sakrifikuan për popullin e tyre, për bashkëqytetarët e tyre. Si një gadishmëri dhe vullnet që bashkë me bashkëqytetarët e mi që duan një të ardhme më të mirë për familjet, fëmijët e tyre, të bëjmë ndryshimin.

Ndaj nuk pres urime! Por falenderoj të gjithë ata që më përkrahin dhe mbështesin në këtë fushatë timen modeste.

Në listen e votimeve do të na gjeni me numrin 18.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey