Ja pse Zekiri shkoi në paraburgim dhe përse ishte tenderi?!

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski ka dhënë detaje se përse Muhamed Zeqiri përfundoi në burgun e Shutkës.

“Muhamed Zekiri në katër sy, pa tender në marrëveshje korruptive me qytetarët kroatë për një milion euro ka bërë studime fizibiliteti për racionalizimin dhe shitjen e Postave të Maqedonisë”, akuzoi në konferencën e sotme për media, zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.

“Është një kompani që mezi ia del mbanë dhe nuk ka para për të paguar pagat për punonjësit. Paramendoni këto milionë euro janë investuar në Postat e Maqedonisë, në vend që në xhepat e Muhamed Zeqirit dhe LSDM-së, ky institucion dhe punëtorët e tij të lulëzojnë”, tha zëdhënësi i partisë.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey