Ja sa para kërkon Arsenali për Xhakën

Futbollisti Granit Xhaka është emri më i përfolur në afatin kalimtar veror dhe sipas zhvillimeve të fundit, ai pritet të transferohet në Romë, vetëm nëse nuk ndodhë ndonjë çudi tjetër.

Xhaka tashmë ka rënë dakord për një transferim me AS Roma.

“Roma është një qytet i bukur. Arsenali e di se çfarë dua”, ka thënë kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Xhaka për “20 min.”

Arsenali po kërkon 20 deri në 22 milion euro, deri më tani Roma ka ofruar 15 milion.

Pas paraqitjeve të shkëlqyeshme në Kampionatin Evropian, edhe Juventusi dhe PSG janë të interesuar për Xhakën.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey