Ja sa viza pune ka dhënë Gjermania për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë?

Koronavirusi/ Pasanikët në botë humbasin 139 mld dollarë në ditëInstituti GAP ka publikuar një raport për emigrimin e fuqisë punëtore të Kosovës në Gjermani. Të dhënat zyrtare tregojnë se shtetasit e Kosovës prijnë për nga numri i aplikimeve dhe pajisjes me viza pune në krahasim me vendet tjera të rajonit.

Sipas raportit të Institutit GAP, gjatë viteve 2016-2018, nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, (Kosovë, Serbi, Maqedoni e Veriut, Shqipëri, Mal i Zi, Bosnje e Hercegovinë) janë shqyrtuar për aprovim gjithsej 204,638 kontrata pune, prej të cilave rreth 80% janë miratuar.

Por, vetëm 40% e tyre janë pajisur me viza pune, ku 24% e tyre apo 15,824 kanë qenë për kosovarët. Nga Maqedonia vitin 2016,17 dhe 2018 janë dhënë gjithsej 13.162 viza ndërsa për Shqipërinë gjatë vitit 2016-2017-2018 janë dhënë gjithsej 8.278 viza pune. Në këtë raport nuk është përfshirë viti 2019 por përafërsisht mendohet që numri të jetë i njëjtë me atë të vitit 2018 në të tre shtetet, shkruan portali Shqipmedia.

Raporti ofron edhe të dhëna mbi sektorët dhe profesionet në të cilat shtetasit e Kosovës kanë arritur të sigurojnë viza pune, ku prijnë ndërtimtaria, hoteleria dhe shërbimet e kujdesit, ndërsa profesionet me më së paku aplikime të suksesshme janë sektori i financave, i sigurimeve dhe i edukimit.

https://www.institutigap.org/documents/38227_emigration-.pdf

The post Ja sa viza pune ka dhënë Gjermania për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë? appeared first on ShqipMedia.

loading...
loading...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey