Ja vendimet që solli sot Qeveria

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 52-të në krye me Dimitar Kovaçevskin, ka vendosur të përcaktojë kufijtë maksimal për ushqimet bazë, për shkak kufizimit të rritjes së çmimeve.

Vendimi për çmimet do të jetë i vlefshëm prej nesër, ndërsa do të vlejë deri më 30 shtator, me mundësi të vazhdimit deri në fund të vitit.

Qeveria duke u bazuar në nenin 75 nga Ligji për vetëqeverisje lokale, në këtë seancë u vendos që Kuvendi i Komunës së Tetovës të shkojë në zgjedhje te reja, për shkak të shkeljes së afateve ligjore për dorëzimin e llogarisë përfundimtare.

Me këtë vendim, Tetova do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme lokale vetëm për ulëset e Kuvendit.

Blerja edhe e 4 mijë hektarë tokë bujqësore, është vendimi tjetër në këtë seancë. Të drejtën e blerjes përmes thirrjes publike e kanë personat fizikë dhe juridikë.

Qeveria e miratoi Informacionin për Akcelatorin për inovacionet mbrojtëse për NATO (Defence Innovation Accelerator for the North Atlantic – DIANA). U shqyrtua dhe miratua informacioni për Konventën për eliminimin e dhunës dhe ngacmimit në fushën e punës.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey