‘Jam e sëmurë nga poshtë, t’i bëj foto’, del biseda e polices me Zogun për 5 klientët

Hermes Nikaj, ose “Zogu i Tiranës” monitoronte një rrjet të gjerë prostitucioni në Tiranë, ku arrinte t’i gjente klientelë meshkuj, shumë vajzave që shoqëroheshin me ta. Një prej tyre, ishte dhe një punonjëse policie, ku “Zogu”, veç caktimit të një takimi me 5 meshkuj në hotel “Autostrada”, hyn në veprim me këtë “mami” në datën 30 tetor 2019, duke kërkuar t’i mbyllë një takim në një hotel me dy meshkuj, ku njëri prej tyre identifikohet si “Adi Boli” dhe rezulton se është klient i rregullt i eskortave që menaxhoheshin nga “Zogu i Tiranës”.

Por punonjësja e policisë nuk ka qenë e gatshme për të dalë me meshkuj, pasi siç dhe del nga përgjimi telefonik ajo ishte e sëmurë dhe se doktoresha i kishte rekomanduar të pinte një kurë me ilaçe. Për të bindur Zogun e Tiranës, punonjësja e policisë i thotë se ishte seriozisht e sëmurë dhe ajo tregohej e gatshme që t’i bënte foto dhe t’ia tregonte Zugut, këtë fakt. Nga ana tjetër Zogu i thotë se: “çfarë mund të bëj për ty”, por punonjësja e policisë D.B, ia kthen:“pas periodave”.

Zogu: Hë shpirt ç’a je tu bë?
D.B: Gjumë
Zogu: Bëhu gati se do takohemi me Adin
D.B: Kam vazhduar kurën s’jam në rregull andej poshtë, ma ka dhënë doktoresha të betohem.
Zogu: Po mirë tani si je?
D.B: Për kokë të fëmijëve
Zogu: Në rregull unë për ty e kam…
D.B: Ta bëj me foto ta nisi, nuk jam në rregull. Duhet të vazhdoj kurrën
Zogu: Çfarë duhet të bëj për ty?
D.B: Pas periodave
Zogu: Hajt se flasim /Shqiptarja.com

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey