“Jam me fat”/ Flet shoqja e shqiptares që u vra nga babai në Australi: Çfarë më tha Lindita për familjen (Foto)

Vrasja nga babai i Lindita Musait dhe bashkëshortit të saj Veton Musai, ka tronditur Australinë dhe mbarë opinionin publik. Së fundmi për “Shqiptarja.com”, ka folur ish-lojtarja e Kombëtares tonë për femra, Ellvana Dragoviç, e cila e kishte mike të ngushtë Lindita Musain.

Ellvana ka bërë një rrëfim prekës, ku tregon se Linditën e kishte njohur që kur ishin fëmijë, ndërsa e krahason me një engjëll që nuk do ta harrojë kurrë. “Mund të flas pa fund për të, ajo do të mungojë kaq shtrenjtë në aq shumë zemra, por ajo kurrë nuk do të harrohet” janë disa nga fjalët e Ellvanës e cila i thotë me plotë dhimbje për miken e saj të shtrenjtë, Linditën e cila u qëllua për vdekje së bashku me bashkëshortin, Veton Musai, nga babai i saj Osman Shaptafaj pak para se të ndërroheshin vitet.

Ellvana tregon se tre vitet e fundit kishin punuar së bashku me Linditën dhe në rrëfimin prekës ajo tregon se mikja e saj e ndjerë, nuk harronte kurrë që ta përqafonte e ta puthte sa herë vinte në punë. “Lindita ishte një engjëll. Kishte një buzëqeshje që do të ndriçonte dhomën. Hiri dhe prania e saj n pushtonin dhomën. Ajo të bënte për vete. Mund të flas për të pafund. Ne e kemi njohur njëra-tjetrën qysh bebe.

Nëna ime edhe nëna Linditës janë mikesha të mirë. Unë edhe Lindita kemi qen miqtë më të mirë. Kemi ndarë rroba, kemi luajtur me kukulla. Kemi ngrënë bashkë. Jemi përgatit për dasmat. Vallëzuam herët në mëngjes. Nuk lamë asgjë të papërfunduar. Edhe jam shumë mirënjohës për këtë. Unë do ta kujtoj shpirtin e saj të bukur përgjithmonë. Ajo do të mungojë kaq shtrenjtë në aq shumë zemra, por ajo kurrë nuk do të harrohet,” rrëfeu Dragoviç. Ndër të tjera ish lojtarja e Kombëtares tonë për femra, tregon se Lindita shkonte shumë mirë me familjen e re që sapo kishte krijuar. Vetëm një vit më parë familja dhe miqtë u mblodhën për të festuar dasmën e Veton dhe Lindita Musait.

Sipas Ellvanës familja Musai e kishte respektuar gjithnjë Linditën, madje kjo e fundit thoshte si ishte me fat që kishte gjetur një familje të re kaq të mirë. Për sa i përket Vetonit bashkëshorit të Linditës, Ellvana e përshkruan si një djalë shumë të sjellshëm dhe me humor që nuk harronte kurrë t’i bënte vajzat të qeshnin. Ndërsa për lidhjen mes Vetonit dhe Linditës, Ellvana thotë se ata ishin destinuar për njëri- tjetrin. “Nuk e njihja Vetonin si Lindita, por për shumë herë që kam kaluar me të ai nuk ishte asgjë tjetër veçse mirësin dhe humorin.

Ai të bënte të qeshësh aq shumë… Ai nuk e mori aq seriozisht jetën. Dhe mbi të gjitha ai e donte aq shumë gruan e tij. Mënyrën se si ai e shikonte atë, mënyrën sesi ai e trajtonte atë, ishte thjeshtë bukur. Ata ishin të destinuar për njëri-tjetrin…Do të më mungojnë aq shumë. Paçin rahmet engjëj të bukur”, tha Ellvana.

Ndërkohë është bërë e ditur se autori i krimit, babai i Linditës, Osman Shaptafaj ishte ndarë nga nënë e Linditës që prej 12 vitesh. Siç raportojnë burimet ai ishte një njeri shumë abuziv, sa e kishte çuar bashkëshorten e tij të ndahej nga ai. Por pavarësisht kësaj ai vijonte të ishte i fiksuar me nënë e Linditës dhe shpesh herë krijonte probleme në mënyrë që ta bënte të vuaj.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey