“Jam në një marrëdhënie me një femër tjetër”, rrëfehet deputetja britanike

Ligjvënësja britanike Layla Moran, në Mbretërinë e Bashkuar ka treguar se është panseksúale dhe aktualisht ndodhet në një marrëdhënie me një grua.

“Rreth gjashtë muaj më parë fillova një marrëdhënie me një grua, dhe kjo ishte mjaft befasuese për mua, sepse më parë kam patur vetëm të dashur meshkúj “-rrëfeu antarja e Parlamentit për Liberal Demokratët e opozitës, në faqen e internetit të PinkNews LGBT

Sipas Oraganizatës më të madhe për të drejtat e LGBT në Britaninë e Madhe, “një panseksúal është një person që tërhiqet nga njerëz të çdo gjinie. Termi “pan” i referohet “një personi, tërheqja romantike dhe/ose seksúale e të cilit nuk është e kufizuar nga séksi ose gjinia.”

Deputetja shtoi se shqetësohej për atë që do të mendonin kolegët në në parlament, duke e përshkruar Parlamentin si një “vend të çuditshëm dhe të prapambetur”, por deri diku kishte dhe deputete me rol model për sa i përket të drejtave të komunitetit LGBT.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey