“Jam pak i zënë…”- Ja çfarë profesioni do kishte Yll Limani po të mos ishte këngëtar

Yll Limani është rritur në sytë e publikut shqiptar dhe shumëkush mund ta ketë të vështirë ta portretizojë në një profesion tjetër.

Ndonëse nisi rrugën drejt muzikës që i vogël dhe ka studiuar për “Shkenca Politike”, Ylli mendon se do ishte një bloger shumë i mirë. Pengesa e vetme është se nuk ka kohë.

Artisti ndodhet në Londër ku po mban disa koncerte e prej andej ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram foto e video. “Unë mund të jem një bloger por jam shumë i zënë!”- shkruan ai me humor teksa shumë ndjekës e kanë mbështetur në këtë ide.

Pak ditë më parë në një intervistë artisti tregoi se është rritur me muzikën ku mamaja e tij ka kënduar gjithmonë ndërsa babai e ka suportuar dhe e dashuron muzikën që ai bën. “Unë jam rritur me njerëz që e kanë dashur muzikën me strandardet e tyre, mami ka një zë melodik kur ka qenë më e re, ajo ka kënduar gjithmonë, mamit i kam thënë ty të dua më me zemër, por me babin kam një lidhje pak më të thellë emocionale, se babin e ke pak më të rëndësishëm në jetë.”

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey