Janari, muaji i ekstremeve/ Në Norvegji, temperatura shkon 19 gradë!

Janari është muaji që karakterizohet zakonisht nga temperaturat më të ulëta, për shkak të masave ajrore polare që mbulojnë në këtë periudhë Europën. Por meteorologët në Rumani paralajmërojnë që atje, termometri mund arrijë të shënojë 18 deri në 20 gradë celsius.

Ekspertet vendas kujtojnë se situata të ngjashme janë regjistruar në vitet 1984, 1988, 1993, 2001, 2002 dhe 2007. Temperatura më e lartë e shënuar ndonjëherë për janarin në këtë vend është 22.2 gradë celsius.

Ajo u regjistrua në 7 janar të vitit 2001. Ndërkohë, parashikohet se do të ketë gjithashtu një nivel të reduktuar reshjesh.

Por çudia më e madhe mbërrin nga Norvegjia: Forbes thotë se vendi i ftohtë, ku javët e para të vitit janë zakonisht “ të mjerueshme” shënoi përpara pak ditësh një rekord të ri: në qytetin Sunndalsøra, termometri tregonte 19 gradë celsius, ç’ka u konfirmua dhe nga instituti norvegjez i meteorologjisë.

Sipas meteorologut Martin Granerød, një temperaturë e tillë është e barasvlershme me atë të një dite të ngrohtë vere në veri të Norvegjisë.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey