“Janë konfiskuar rreth 50 telefona, substanca narkotike dhe thika”, MPB me detaje nga bastisja e sotme në burgun e Idrizovës

Ministria e Punëve të Brendshme sot ka dhënë informacione shtesë nga bastisja në burgun e Idrizovës, përcjell TV21. Nga bastisja policia ka sekuestruar para, telefona, mjete të mprehta dhe substanca narkotike.

“Pas marrjes së urdhrit nga gjyqtari për procedurë paraprake, janë kryer bastisje në gjithsej 25 qeli në reparte të ndryshme në Idrizovë. Gjatë kontrolleve janë gjetur: një shumë më e madhe se sa e lejuar me ligj që të dënuarit mund t’i posedojnë në valuta dhe prerje të ndryshme, rreth 50 celularë, aksesorë kompjuteri, 37 thika dhe shumë sende të tjera të mprehta, drogë pluhur dhe në gjendje të lëngët, pilula dhe sende të tjera që dyshohet se lidhen me vepra penale”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme, Suzana Pranjiç Talevska.TV21

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey