Janë shqiptuar 143 sanksione për shkelje në trafik në Shkup

Kontrollet e përforcuara në trafik në Shkup vazhduan edhe gjatë ditës së djeshme. Janë shqiptuar 143 masa, mes të cilave 18 sanksione për drejtim të automjetit më tepër se shpejtësia e lejuar, gjashtë për drejtim të automjetit pa patent shoferi, 11 shkelje për shoferët e motoçikletave, informon Ministria e Punëve të Brendshme.

“Janë shqiptuar tetë sanksione për kalim në dritë të kuqe, 11 për automjete teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, si dhe 58 sanksione për parkim të parregullt”, bëri të ditur MPB-ja.

Nga MPB-ja informojnë se kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme dhe u bëjnë apel qytetarëve t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat me qëllim që trafiku të bëhet më i sigurt.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey