Janushev: E vetmja e gjelbër tek BDI është ngjyra e eurove

Deputeti dhe anëtari i lartë i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev ka komentuar idenë dhe projektin e ri të BDI-së “Për një të ardhme të gjelbër”, duke theksuar se e vetmja e gjelbër që e sheh tek BDI është ngjyra e eurove.

“E vetmja e gjelbër në ndonjë konotacion në raport me ngjyrën e gjelbër midis LSDM dhe BDI është ngjyra e gjelbër e eurove”, theksoi për Sitel, Igor Janushev, përcjell Nezavisen.

Sipas tij, kjo ide e paralajmëruar nga Ahmeti është defokusim i opinionit nga problemet e vërteta, me të cilat përballet shteti.

“Pas 16 viteve aq sa me ministrinë e ambientit jetësor në kontinuitet ka udhëhequr BDI, të dalësh dhe të thuash se ke agjendë të gjelbër, kjo nuk ka logjikë. Maqedonia ka platforma, dokumente, konventa për ambientin jetësor, ato vetëm duhet të implementohen”, theksoi Janushev. (INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey