Java e tretë pa pëegjigje dhe përgjegjësi për tragjedinë në Bullgari, reagon opozita maqedonase

Përmes një komunikate partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE ka reaguar se po kalon java e tretë nga fatkeqësia katastrofale e aksidentit me autobusin në Bullgari ku humbën jetën 45 veta, ndërsa pushteti LSDM – BDI nuk ka përgjigje.

Nga kjo parti pyesin se si mundet një autobus pa licencë për 140 herë ka kaluar kufirin, dhe se MPB e Doganat po heshtin. “Si është e mundur që tabela e autobusit të kobshëm të Besës nuk ekziston? Për cfarë shteti të së drejtës flasim, kur nga dita e aksidentit deri më sot, inspektorati përgjegjës nuk ka bërë mbikëqyrje tek kompania dhe nuk ka përgatitur raport”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE.

Opozita po ashtu shton se po heshtë edhe Prokuroria dhe se nuk ka asnjë reagim. “45 veta në moshë të re humbën jetën, ndërsa institucionet përgjegjëse nuk reagojnë ende, edhe pse ka shumë lëshime, keqpërdorime të sistemit dhe se ka dyshime bazë për kriminalitet”, thekson kjo parti.

Sipas saj, në shtetet normale, që nga dita e parë do të kishte dorëheqje, marrje të përgjegjësisë morale dhe politike, por sic thuhet “për pushtetin e LSDM dhe BDI jeta e njeriut nuk vlen asgjë, por populli po sheh dhe këtë do ta ndëshkojë”.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey