Javën e ardhshme do të arrijnë 70 mijë vaksina, donacion nga Greqia dhe Bullgaria

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka deklaruar javën e ardhshëm pritet të arrijnë 20 mijë vaksina donacion nga Greqia dhe 50 mijë nga Bullgaria.

“Në mënyrë shtesë në qershor priten vaksinat e Fajzer, përmes marrëveshjes direkte me prodhuesin dhe atë që e presim të arrij përmes sistemit Kovaks dhe vaksinat kineze. Kështu që në muajin qershor në pajtim me numrin e qytetarëve të paraqitur dhe se bashku me qytetarët e paraqitur, pjesë të kontingjentit kritik, përmes odave ekonomike, besoj se tempo do të jetë e njëjtë sikurse deri tani. Deri tani janë vaksinuar 230 000 qytetarë””, ka deklaruar Filipçe, raporton SHENJA.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey