Javën e ardhshme pritet shkarkimi i Zidane

Real Madridi thuhet se do të konfirmojë largimin e Zinedine Zidane javën e ardhshme, me Max Allegrin të pwrmendur si kandidati kryesor për të pasuar fituesin e Kupës së Botës. Ish-trajneri i Juventusit është lidhur me një lëvizje në kryeqytetin spanjoll dhe Zidane duket se do të largohet nga “Los Blancos” pas një sezoni pa trofe. Allegri nuk ka punuar që kur u largua nga “Bianconerwt” në vitin 2019 dhe ka qenë vazhdimisht i lidhur me ekipe të mwdha në ligat më të mëdha të Evropës. Paris Saint-Germain, Juventusi dhe Real Madridi janë përmendur si destinacione të mundshme dhe tani thuhet se ka negociata tw avancuara me “Los Blancos” Siç raportohet nga “Football Espana”, Allegri është bindur të zëvendësojë Zidanin në “Santiago Bernabeu” këtë verë dhe klubi do të njoftojë largimin e francezit dhe ardhjen e italianit javën tjetër.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey