“Je ikonë absolute e bukurisë”, politikani i njohur shqiptar i shkruan Bora Zemanit

Moderatorja shqiptare, Bora Zemani padyshim që nga koha e Big Brother VIP ka qenë emri më i lakuar dhe kërkuar në rrjete sociale.

Moderatorja e “Përputhen” kësaj radhe ka rrëmbyer vëmendjen e politikanit dhe avokatit të njohur shqiptar, Spartak Ngjela.

Në një fotografitë e publikuara në llogarinë e saj në Instagram, Ngjela e quan Bora Zemanin ikonë të bukurisë të ekranit shqiptar.

“Bora, ti tani je një ikonë absolute e bukurisë në ekranet e Shqipërisë. Prandaj, estetikisht, ke arritur të jesh si një kryevepër arti për një audiencë shumë të gjerë. Suksesi që keni vendosur në Shqipëri, për ju, do të mbetet si një memorie historike. Ju përshëndes miqësisht…”, shkruan Ngjela.

Ndryshe, sezoni “Prime” i Për’Puthen tanimë ka përfunduar, pasi ka nisur emisioni i ri i Donald dhe Romeo Veshajt, me titull “Më lër të flas”.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey