Jeni prekur nga tërmeti dhe keni nevojë për ndihmë? Ja ku mund të telefononi

Sharing is caring!

Çdo qytetar i prekur nga fatkeqësitë natyrore, në rastin konkret nga tërmeti dhe ka nevojë për ndihmë, Ministria e Mbrojtjes përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile ka bendosur në dispozicion numrin e celularit 116-116. Ky numër është i disponueshëm për komunikim 24 orë në 7 ditë të javës.

“Ministria e Mbrojtjes përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile vë në dispozicion numrin jeshil 116 – 116 si numër kontakti për të gjitha situatat e emergjencave civile, në raste tërmetesh, përmbytjesh apo zjarresh. Në këtë numër çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë, i prekur nga fatkeqësitë natyrore mund të kërkojë ndihmë, të informojë për dëmet e shkaktuat dhe nevojën për ekspertizë teknike apo të raportojë për problematika në zonën e prekur nga fatkeqësia natyrore. Numri jeshil 116 – 116 është i disponueshëm për komunikim 24 orë në 7 ditë të javës në të gjithë Shqipërinë”, njofton ministria e Mbrojtjes.

Sharing is caring!

Loading...
shares