“Jeta e çdo shqiptari është e paçmim…”, mjeku Tritan Kalo: Jemi larg për të thirrur fitore!

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo vjen sërish me një thirrje për qytetarët shqiptarë, ndërsa iu bën atyre thirrje që të qëndrojnë në shtëpi. Përmes një statusi në “Facebook”, Kalo thekson se jeta e çdo shqiptari është e paçmimtë. Po ashtu ai nënvizoi faktin se jemi ende larg atij momentit për të thirrur “Fitore”.

Kalo nuk u ndahet këshillave të deritanishme, teksa përmend izolimin, higjienën, ushqyerjen dhe mbi të gjitha distancimin social.

Mesazhi i Kalos:

PUNA, PËRKUSHTIMI dhe PROFESIONALIZMI ynë janë dhe kurdoherë do të jenë në lartësinë e duhur….3.04.2020…..Reparti i Urgjencës së Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT….Deri më sot SHUMË e SHUMË FJALË janë thënë për COVID-19…Shumë e shumë mesazhe jemi përpjekur të përcjellim në publikun e gjërë në çdo formë informimi për ta….PËR TË MOS U BËRË të BEZDISSHËM, kohët e fundit kemi qëndruar pak mënjanë ekraneve…..Shumë e shumë plane për infrastrukturën spitalore mbështetëse e protokolle mjekimi për Sars-Cov2/Covid-19 janë hartuar, dhe ato po vijojnë të përmirsohen dita – ditës….VETËNDËRGJEGJËSIMI në mendimin tim ende NUKU është ai i dëshiruari…. VIJONI të respektoni çdo gjë që ju kemi këshilluar për distancimin social, vetizolimin, higjenën, ushqyerjen, ajrosjen….MASAT kufizuese të ndërmara duket se po funksionojnë….NE edhe vetë po bëjmë shumë kujdes që të mos shpërdorojmë materialin, i cili na është vënë në dispozicion për mbrojtjen tonë, si dhe të përdorim PPE-të e duhura vetëm e vetëm kur meremi direkt me të dyshuarit apo të sëmurët e prekur nga Covid-19, dhe jo në pritje të ardhjes së tyre….JEMI KURDOHERË ATY PËR JU…..Ju duam shumë, na dëgjoni si dhe na respektoni po aq shumë….JETA e çdo Shqiptari është e paçmimtë….JEMI ENDE LARG MOMENTIT PËR TË THIRRUR FITORE!!!

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey