“Jeta mori kuptim me ty”, Bes Kallaku emocionon me fjalët për të bijën në 3-vjetorin e lindjes

Vajza e Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut feston ditën e sotme 3 vjetorin e lindjes. Për t’ja bërë këtë ditë të paharrueshme, çifti është arratisur së bashku me Ajkën në destinacionin e ëndrrave për çdo fëmijë, në Disneyland.

Ndërsa Xhensila ka ndarë disa momente nga qëndrimi atje, nuk ka munguar as një urim special nga ana e aktorit të humorit për të shtrenjtën e tij, të cilin e ka shoqëruar me një foto të sajën kur ka qenë më e vogël.

“3 vite nga dita e lindjes tënde, 3 vite nga dita sikur kam ardhur njehesh me ty ne jete pasi jeta dhe fryma moren kuptim ate dite, pikerisht. 3 vite ne hirin e plote te dashurise! @xhensilamyrtezaj”, ka shkruar aktori i humorit.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey