Jetesa e dyshimtë e Duat Haradinajt, nuk i ndryshojnë shifrat në bankë

Zyrtari i Aleancës së Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj del se ka goxha pasuri.

Dy shtëpi, veturë, para të gatshme, pagë e dhurata me bollëk ka deklaruara ai në Agjencinë Kundër Korrupsionit, shkruan lajm. net

Haradinaj, i cili synon postin e të parit të kryeqytetit, ka dy shtëpi në vlerë totale 395 mijë euro (pasuri e përbashkët), veturë në vlerë 10 mijë euro, pagë vjetore prej Kuvendit të Kosovës në vlerë 28 mijë e 430 euro dhe dhurata në vlerë hiç më pak se 17 mijë e 500 euro.

Për dallim nga viti i kaluar, ai këtë vit ka deklaruara se ka 27 mijë euro më pak, pasi më nuk e ka një shtëpi të lëshuar me qira që merrte këtë shumë përmes saj.

Si duke Haradinaj qarkullimin ditor e bënë me kesh, para të cilat nuk u dihet prejardhja. Kjo pasi paratë e mbajtura në bankë nuk kanë lëvizur asnjë cent nga viti i kaluar.

Ai, ka deklaruar të ketë 53 mijë e 677 euro para të gatshme në bankë.

E, në emër bashkëshortes, Haradinaj ka deklaruar 6 mijë e 656 euro para në bankë dhe dy paga vjetore në vlerë në 19 mijë e 696 euro, të cilat mbesin të njëjta me të vitit paraprak.

Daut Haradinaj, gjithashtu ka deklaruara se i ka borxh 30 mijë euro familjes së bashkëshortes, të cilat sipas deklarimit ua ka marrë për të blerë shtëpi.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey