Joshua King e krahason Erling Haaland me një ari

Aktualisht i dëmtuar dhe i pafuqishëm për të shmangur eliminimin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland po punon fort për t’u rikthyer sa më shpejt në fushat e lojës. Sulmuesi 21-vjeçar norvegjez do të rikthehet edhe më i fortë dhe bashkëlojtari i tij norvegjez Joshua King ka bërë një zbulim të vogël. Gjatë një interviste të organizuar nga shoku i tij i skuadrës te Ëatford, Ben Foster, sulmuesi norvegjez ndër të tjera foli edhe për zakonet e ngrënies së Erling Haaland.
Kështu ai e krahasoi atë me një kafshë: “është thjesht një përbindësh. Nuk kam parë askënd të hajë aq shumë sa ai… Thjesht ha si ariu”. Një oreks i tmerrshëm me të cilin mund të bëjmë një paralele me urinë e tij për të shënuar gola. Erling Haaland ka hënuar 13 gola dhe ka dhuruar 4 asiste në 10 paraqitje këtë sezon.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey