Ju që flini vonë, duhet të lexoni këtë artikull

Keni dëgjuar kritika pafund që ju drejtohen atyre që flenë vonë dhe s’plotësojnë kurrë orët e nevojshme të gjumit. Justifikoni veten dhe premtoni që do të bëni gjithçka për të ndryshuar, por sërish është e njëjta histori. Epo ky, është momenti juaj- zakonin e keq ndoshta do ta shihni nga një tjetër këndvështrim.Sipas një kërkimi shkencor të publikuar në “The Huffington Post”, ata që devijojnë nga orari normal i gjumit konsiderohen si më inteligjent dhe mbështetet nga kërkimet që sugjerojnë se ata që krijojnë modele të rela evolutive, janë më progresivë. Kjo ka kuptim sepse janë të parët që ndryshojnë, janë më progresiv dhe më inteligjent në shoqëri.

Sipas një kërkimi tjetër në Universitetin e Madridit, pasi u analizuan modelet e të fjeturit të 1000 studentëve u zbulua se ata që shkoniin në shtrat më vonë kishin pikë më të larta në testimet që lidheshin me inteligjencën në përgjithësi. Studime të tjera nga universitete të ndryshme të botës analizuan dhe veprimatrinë e trurit tek njerëzit që flenë vonë dhe herët.

Gjithashtu këta njerëz mund të jenë dhe më pak të stresuar, varet se si i kalojnë këto cikle. Sipas BBC, një skuadër studiuesish i Westminster analizuan për dy ditë 42 vullnetarë me orare të ndryshme gjumi.

Nga këto kërkime u zbulua se ata që zgjohen më herët kanë një nivel më të lartë të kortizolit në trup, hormonit kryesor të stresit, më shumë dhimbje muskujsh, simptoma ftohjeje dhe dhimbje koke. Me pak fjalë “të zgjuarit herët mund të të japë një përqëndrim më të madh, por në fund të ditës raportohet më shumë zemërim dhe më pak energji”. Sidoqoftë, ky s’është justifikim për t’u zgjuar në 12:00 të drekës

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey