Juncker: Brexit-i pa marrëveshje i mundshëm edhe pas zgjatjes së afatit

Juncker: Brexit-i pa marrëveshje i mundshëm edhe pas zgjatjes së afatit
Juncker: Brexit-i pa marrëveshje i mundshëm edhe pas zgjatjes së afatit

Mundësia e largimit nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje, është e mundshme përkundër shtyrjes së afatit, tha të shtunën në një intervistë për gazetën gjermane FUNKE, presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, raporton Reuters.
Komentet e presidentit vijnë një javë pas shtyrjes së afatit për 6 muaj të BE-së ndaj Britanisë së Madhe.
“Askush nuk e di se si do të përfundojë Brexit-i. Kjo po krijon shumë paqartësi. Ende ekziston një frikë se dalja e Britanisë do të jetë pa asnjë marrëveshje”, tha Juncker.
Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, dhe udhëheqësit e Bashkimit Evropian u pajtuan për shtyrjen e datës së Brexit-it, apo të daljes së Britanisë nga BE-ja, deri më 31 tetor.
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, e përshkroi marrëveshjen si “shtyrje fleksibile”, duke thënë se ajo nënkupton “gjashtë muaj shtesë për Mbretërinë e Bashkuar, për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme”.
“Ju lutem, mos humbni kohë”, kishte thënë Tusk.
Britania ka vendosur për largimin nga BE-ja në një referendum të mbajtur në vitin 2016.
Ekspertët kanë paralajmëruar se Brexit-i pa marrëveshje do të shkaktonte kaos ekonomik në Britani, por edhe në BE.

Loading...



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk April 22, 2019 7:32 pm ne Bota. ne link https://lajme.mk/?p=143056
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit