Juventus merr lajmin katastrofal, ja sa do t’i mungojë Demiral

A do të luajë Ronaldo kundër Udineses? Kjo është paraqitja e Sarrit

Për shkak të një lëndimi Merih Demiral do të jetë 6-7 muaj jashtë fushave

Juventusi ka konfirmuar që Merih Demiral do të jetë jashtë fushave për gjashtë deri shtatë muaj pas operimit që i ka bërë ligamentit të gjurit

Zonja e vjetër ka raportuer në faqen e tyre zyrtare se intervenimi në turkun është bërë në klinikën Hochrum në Inssbruck dhe ka shkuar tërësisht mirë.

Deklarata thotë se Demiral “i është shtruar operimit të ligamentit të gjurit dhe meniskut leteral të gjurit të majtë”.

Demiral e shënoi golin e parë në fitoren 2-1 të Juves në Stadio Olimpico kundër Romës, ku u lëndua edhe Nicolo Zaniolo me të njëjtin lëndim.

Mbrojtësi turk e kishte lënë pothuajse jashtë nënshkrimin e ri të Juves, Matthijs de Ligt derisa është përfolur se është synim i disa klubeve në Europë që ishin të interesuar për shërbimet e tij.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey